Vdekje e dhimbshme e një burri shqiptar – asgjë nuk e shpëtoi dot!

Vdekje e dhimbshme për një burrë në Dimal, Berat, pasi vendosi ti dorëzohet vdekjes duke u helmuar.

Viktima, E.Ç., 60 vjeç me banim në Dimal, sot rreth mesditës ka konsumuar një sasi fatale bar miu, fotoksinë, raporton noa.al.

Kur familjarët e kanë parë, kanë kërkuar ndihmë teksa ai jepte shpirt.

Policia tha se rreth orës 12:30, 60 vjeçari është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit.

Burri 60 vjeçat, tha policia, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.

Advertisement

Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like