• 09-03-2021

Valon Ahmedi largohet nga Shkëndija, gjen klub të ri

Skuadra kampione e Bjellorusisë, Shakhtar Soligorsk dëshiron të krijojë një skuadër shumë më të fuqishme, madje edhe për ndeshjet në Europë, ndërsa drejtuesit e tyre e gjithë vëmendjen e kanë përqëndruar në futbollin tonë vendor, më saktësisht te dy skuadrat e para në tabelë, nga të cilat dëshirojnë të marrin më të mirën.

Pas interesimit për shërbimet e goleadorit të FC Shkupit, Dembo Darboe, skuadra e Shkakhtar Soligorsk, së fundmi ka zgjuar interesim edhe për fantazistin e Shkëndijës, Valon Ahmedi.

Për shërbimet e numrit 10-të, të Shkëndijës, bjellorusët janë gati të paguajnë dëmshpërblim prej 100 mijë euro, duke pasur parasysh se i njëjti ka kontratë me Shkëndijën deri qershorin e vitit 2023.

Stinorin vjeshtorë, Ahmedi me Shkëndijën zhvilloi 13 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola

26 vjeçari Ahmedi, fillimet e karrierës i kishte bërë në Itali me Sudtirol, për të kaluar në Slloveni te Celje dhe më pas te Maribori. Gjithashtu ai ka luajtur edhe në Izrael me Irony Kiryat Shmona dhe me Inter Zapreshiç në Kroaci, para se të vishte fanellën e Shkëndijës janarin e këtij viti.

Read Previous

Xherdan Shaqiri i jep fund lidhjes me këngëtaren e njohur?

Read Next

Sipas Taravarit, Zaev dhe Osmani po zbatojnë politikat e jashtme pro ruse

%d bloggers like this: