Vaksinimi në teren, interesim i lartë i qytetarëve

Estimated read time 3 min read

Radhë të gjata të pritjes në poliklinikat e kryeqytetit u krijuan gjatë ditës së parë të vaksinimit pa terminë. Që në orët e hershme të mëngjesit qindra qytetarë kryesisht të moshës së shtyrë për ti ikur vapës u rreshtuan përpara Poliklinikës Jane Sandanski dhe në Poliklinikën “Bukuresht” në Shkup. Nuk mungoi as revolta e tyre për shkak të pritjeve të gjata në temperatura të larta.

“Së pari në Jane Sandanski atje ishte si miting me shumë njerëz madje edhe në nevojë. Prej aty shkova në Poliklinikën Bukuresht ku s’kishte asnjë rregull, bile numra të na jepnin. Jemi të revoltuar, madje në Boris Trakjovski nuk punojnë tani dhe erdhëm këtu tash për 15 minuta mbarova punë.”

“Jo jo, kurdo që vjen me letërnjoftim paraqitesh. Nuk kam pritur shumë normale është të pres një orë.”

Situatë e ngjashme edhe në Poliklinikën e Çairit, megjithëse këtu turma u krijua në korridore. Qytetarët thonë se duhet organizim më i mirë nga autoritetet.

“Janë vonuar vaksinat andaj tani ka turma, megjithatë ka vullnetarë të Kryqit Kuq që duhet të organizojnë nëse ka nevojë ti radhitin nëpër shkallë vetëm mos të bëhen turmë brenda.”

Fillimisht në dhomën 4 kontrollohen njerëzit nëse mund të pranojnë vaksinë, me atë vërtetim në dhomën 2 i përcaktohet lloji vaksinës me dokument dhe nga aty te dhoma 3 bëhet vaksinimi – tha Dina Dërplanin, Kryqi i Kuq- Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë turmat dhe pritjet e gjata të qytetarëve i cilëso si interesim i madh i qytetarëve për vaksinim. Ministri Venko Filipçe vizitoi punktin e ri të hapur në Poliklinikën e Shutë Orizarës, e cila sipas tij që sot filloi me interesim të lartë ndonëse me gjysmë orari të punës për vaksinim pa termin.

Advertisement

Në disa pika të kryeqytetit janë paraqitur turma në orët e mëngjesit, supozoj për të kryer punë sa ishte freskët. Nuk jam në dijeni që ka pasur incidente, por mendoj se është sistemi i mirë të vazhdoj pa termin që të jetë interesimi i madh për të mundur në çdo pjesë të ditës qytetarët të vaksinohen – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë ekipet mobile kanë nisur vaksinimin edhe në zonat rurale, për të imunizuar të moshuarit në nevojë. Turne të tilla janë paralajmëruar çdo ditë në zona të ndryshme varësisht nga interesimi i popullsisë dhe distanca e largët e pikave të vaksinimit për banorët e zonës. Nga ana tjetër vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri 16 vjeçare megjithatë do të bëhet përmes caktimit të terminit në faqen vakcinacija.mk.

Adnan Qaili-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like