• 29-07-2021

Vaksinimi kundër gripit sezonal, ankohen qytetarët: S’ka termine!

Deri te redaksia e Portalb.mk kanë arritur ankesa nga qytetarë të Tetovës në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal, të njëjtit shprehen se e kanë të pamundur të rezervojnë termin për vaksinim edhe pse i plotësojnë kushtet për këtë, mjekët amë ju thonë se “duhet të presin, s’ka vaksina”. Ndërkaq gjithsej 750 vaksina kanë arritur në Shtëpinë për Shëndet në Tetovë, priten 1600 tjera, krahasuar me vitin e kaluar ky numër është shumë i vogël, shkruan Portalb.mk.

Qytetari A.SH theksoi se mjeku amë vazhdimisht i thotë se nuk ka terminë të lira për rezervim, edhe pse i njëjti dëshiron të rezervoje vaksinim për një familjar i cili ka sëmundje kronike dhe është mbi 65 vjeç.

“Në Tetovë nuk ka vaksina për grip sezonal. Çdo ditë paraqitemi te mjeku amë, nuk ka për rezervim thotë. Ditën e parë kanë ardhur vetëm disa doza rreth 50 dhe i kanë rezervuar, janë me mijëra me sëmundje kronike dhe mbi 65 vjeç kam familjar që vjet në këtë kohë ishin të vaksinuar, tash nuk ka” tha A.SH.

Një qytetare tjetër e Tetovës, me inicialet A.B tha se për vaksinë i është thënë nga mjeku amë se duhet të priste deri në fund të muajit.

“Për vaksina e gripit që i marrin të moshuarit do të duhet të presim deri në fund të muajit për termin, është mjeku amë na informoi neve” tha A.B.

Nga Ministria e Shëndetësisë për Portalb.mk thanë se procedura e vaksinimit për gripin sezonal po realizohet pa ndërprerje dhe pa problem, ata apelojnë që qytetarët të cilët kanë termin të shfaqen në punktet për vaksinim.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal realizohet pa ndërprerje. Vaksina dhe terminë ka për të gjithë qytetarët e interesuar. Secilën të premte i hapim terminët përmes sistemit “Termini im”, në përputhje me orarin dhe metodologjinë e re të vendosur në përputhshmëri me masat kundër Kovid-19. Apelojmë deri te qytetarët të cilët kanë termin për vaksinim të shkojnë në vendet ku duhet të vaksinohen” thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

A ka vaksina kundër gripit për gjithë qytetarët e Tetovës që kanë nevojë?

Marrë parasysh se rajoni i Tetovës është i dyti më i madh në Maqedoninë e Veriut si dhe numri i të sëmurëve kronik është i lartë, numri i vaksinave kundër gripit sezonal deri tani që ka arritur në Tetovë është 750, priten tjera.

“Në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë kemi dërguar 750 vaksina dhe janë parapa 1600 tjera. Në afatin më të shpejtë të mundshëm do të porositen dozat tjera të cilat pritet të arrijnë deri në fund të këtij muaji, në qoftë se është e nevojshme, do të porositen më shumë” thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Informojmë se vitin e kaluar, numri i vaksinave që kishin arritur në Tetovë deri në nëntor ka qenë 3600, këtë e konfirmoi për Portalb.mk Afrim Shehapi nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP).

Ndërkaq, marrë parasysh situatën me pandeminë e Kovid-19, kompetencat për vaksinimin e qytetarëve të Tetovës këtë vit, për së pari herë e ka Shtepia e Shëndetit përderisa vitet e kaluara kjo ka qenë kompetencë e Qendrës për Shëndet Publik (QSHP)./portalb.mk/

Read Previous

Moti sot në Maqedoni

Read Next

Eurodeputeti bullgar i reagon ashpër presidentit Pendarovski

%d bloggers like this: