• 20-09-2021

Eurodeputeti bullgar i reagon ashpër presidentit Pendarovski

Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas deklaratave të tij se Bullgaria me politikat e mohimit të popullit dhe gjuhës maqedone, po tregon se nuk mund të çlirohet nga koha e Todor Zhivkovit.

“Niveli po vazhdon të ju bie. Bravo për Pendarovskin! Më në fund kuptuam se çfarë ndodhi: Hristo Tatarçev, Goce Dellçev, Damjan Gruev, vëllezërit Milladinov, Grigor Përliçev dhe të gjithë rilindasit dhe revolucionarët e tjerë janë identifikuar si bullgar, për shkak se kanë ndjekur udhëzimet e Todor Zhivkovit”, thuhet në reagimin e Kovaçev.

Pendarovski tha se ish-presidenti bullgar i kohës së monizmit është themelues i pozicioneve se nuk ekziston populli maqedon dhe gjuha maqedonase. (INA)

Read Previous

Vaksinimi kundër gripit sezonal, ankohen qytetarët: S’ka termine!

Read Next

Shqiptarët sot festojnë Ditën e Alfabetit

%d bloggers like this: