Breaking News :

nothing found
17-08-2022

Vaksinën anti-covid mund ta marrin njerzit me alergji dhe gratë shtatzëna

Advertisement

Njerëzit me alergji mund të vaksinohen me vaksinën Oxford/AstraZeneka, e cila tashmë është aprovuar për përdorim në këta njerëz, shkruajnë mediat britanike.

Për më tepër, përkundër njohurive fillestare se personat me alergji dhe gratë shtatzëna nuk mund të marrin vaksinën Pfizer/Biontech që duhet të mbërrijë në Maqedoni, tani manuali është azhurnuar dhe thonë se kjo vaksinë është e sigurt për ta.

Sigurisht, këshillohet kujdes për të parë nëse ndonjë nga alergjitë specifike në një person ka të bëjë me virusin.

Më shumë se 800.000 njerëz janë vaksinuar deri tani në Britaninë e Madhe dhe rreth 1.5 milion në Shtetet e Bashkuara. Përvoja ka treguar se reaksionet alergjike nuk janë tipike për njerëzit që marrin vaksina dhe sipas mjekëve nuk duhet të shkaktojë aspak shqetësim.

Advertisement

Read Previous

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Austri, kapet në Morinë maqedonasi

Read Next

“Përmbytjet”, Rama: Dëmtimet më të pakta prej zhbllokimit të kanaleve