Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Vajza e dëshmorit Hysen Zogjani emocionon me këngën për UÇK-në

Advertisement

Vajza e dëshmorit Hysen Zogjani ka mahnitur me një këngë kushtuar Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, shkruan NMK-Post. Arbnore Zogjani ka ngjallur emocione me këngën e saj të përcjellur me kitarë nga vetë ajo. Gazetarja e Radi Kosovës Mirvete Uka i ka kushtuar një postim mjaft emocional në profilin e saj në rrjetin social facebook.”Arbnore Zogjani moj motër e dashur, moj shpirti im i vogël. Pak jetove me babin e mbase as kujtime nuk ke aq shumë. Babi yt Hyseni, dëshmori i UÇK-së, heroi i Kosovës, do ishte krenar me ty! Të lumtë zemër. Më emocionove shumë, por dhe më bëre të ndihem mirë. Sa fëmijë të mbarë ka lën pas! Ju dua shuuuuuuumë” ka shkruar gazetarja Uka.

VIDEON NDIQENI KËTU

Advertisement

Read Previous

“Rrugët e rrëshqitshme”, përplasen dy vetura në fshatin Poroj

Read Next

Snajperët e ushtrisë së Kosovës po trajnohen në Turqi