“Rrugët e rrëshqitshme”, përplasen dy vetura në fshatin Poroj

Rreshjet e borës që kanë filluar të bien në mëngjes me intenzitet të lartë në Maqedoni, kanë filluar të shkaktojnë aksidente trafiku në komunikacion për shkak të rrugëve të rrëshqitshme, shkruan nmk-post. Para pak çastesh, në adresën tonë elektronike ka ardhur një fotografi e një përplasje në mes dy veturave në magjistralen Tetovë-Jazhincë, saktësisht në fshatin Poroj. Siç shihet në fotografi, vetura e tipi “Golf 5” është përplasur me një veturë të tipit “Sead Cordoba”. Nuk ka informacione për të lënduar, por siç shihet në fotografi, ka dëme materiale. Policia ka dal në teren, ku po inspektojnë në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet e aksidentit./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like