“Ushtrime në kushte të motit ekstrem”, FSK-ja pjesë e stërvitjes “Winter EX 2025” në Turqi

“Ushtrime në kushte të motit ekstrem”, FSK-ja pjesë e stërvitjes “Winter EX 2025” në Turqi

Nga Forca e Sigurisë së Kosovës njoftojnë se një kontingjent është pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”, që mbahet në Turqi me qëllim përsosmërinë e veprimit në kushte ekstreme të motit, përcjell TV21. Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive, si dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët.

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” që udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë ( FART). FSK është pjesë e këtij ushtrimi në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga FART. Ushtrimi Fushor “Winter EX 2025″ është një aktivitet shumëpalësh me pjesëmarrje të gjerë nga vendet partnere, agjencitë e sigurisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë, e që fokus ka aspektin operacional dhe taktik në kushte të motit ekstrem dhe brenda kufijve territorial të Turqisë”, thonë nga FSK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *