UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 dhe u mësua se kur do të luhet edhe ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Kjo ndeshje që do të luhet më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi që UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.
Advertisement
Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi.
Advertisement
Advertisement