U tregoj brenda “Big Brotherit” se si e ka rrahur ish gruan – s’kualifikohet menjëherë Klodian Duro

Estimated read time 2 min read

Futbollisti Klodian Duro është skualifikuar nga loja e Big Brother VIP. Për këtë shkak janë bërë diska deklarata të thëna prej tij gjatë darkës me banorët pas prime-it.

Në një moment teksa ndodhej i ulur rreth tavolinës, ai ka nisur duke kërcënuar. Madje ka zbuluar edhe arsyen se pse dhunonte ish-partneren e tij.

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët e thëna nga Klodian Duro nën efektin e alkoolit. Nga ana tjetër, Meriton Mjekiqi mundohet që t’a ndalojë së folur dhe i thotë: “Nuk je ti ai”.

Pjesë nga biseda:

Klodiani: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time, e di si dukeni ju apo jo? Ruju

Advertisement

Meritoni: Unë e di s’je ti ai

Klodiani: E kupto? E rrafa ngaqë më mbante gocën dhe e rrafa e kupton?

Meritoni: S’je ti ai

Klodiani: Ruju po të them se mos më thuash të kam thënë. Po i futa dhe nja dy gota raki tani, se kam kohë që se kam provuar

Meritoni: Shsh, ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj më atë muhabet, se të vlerësoj shumë dhe je i matur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like