U njoh gjatë tërmetit, Bozo kandidohet për deputete në PS

Luljeta Bozo, inxhinierja 79-vjeçare që kreu i qeverisë Edi Rama ftoi sot në Partinë Socialiste për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit nuk është një emër i panjohur për publikun.
Ajo u kthye në një figurë mjaft të dashur pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019 pasi në daljet e saj publike jepte këshilla në lidhje me situatën e vështirë të krijuar asokohe. Lujeta Bozo ka qenë për 45 vite profesoreshë e fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Që prej vitit 1968 kur ishte akoma vajzë e re studente, ndërkohë që ishte bërë nënë për herë të parë me djalin, Petrin (regjisori i njohur Petri Bozo) ajo ka studiuar dherat, një disiplinë e inxhinierisë që lidhet pikërisht me themelet e një ndërtimi dhe rezistencën e tij ndaj tërmeteve.
Bozo ka qenë pjesë e Byrosë së Ndërtimit në fakultetin e Inxhinierisë ku janë projektuar disa godina në Tiranë, kryesisht godinat e fakulteteve të Universitetit të Tiranës. /mv.abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like