TRONDITËSE/ Polici v’ret nënën dhe motrën e ish-partneres

Estimated read time 1 min read

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali, ku 27-vjeçari Christian Sodano, efektiv i policisë ekonomike italiane, ka vrarë nënën dhe motrën e ish-partneres së tij, e cila ka mundur të shpëtojë pasi vrapoi dhe u mbyll në tualetin e banesës ku ndodhi ngjarja.

Sipas medieve italiane, gjithçka ndodhi pranë qytetit Latina, rreth 70 kilometra në jug të Romës. Polici ka shkuar vonë pasdite në shtëpinë e 22-vjeçares Desiree dhe ka nisur të debatojë me të. Motra dhe nëna e saj e mbrojtën atë dhe papritmas burri nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

Advertisement

Autori nuk e ka pranuar ndarjen me ish-partneren e tij. Ai u arrestua pak më vonë pranë shtëpisë së të afërmve të tij.

Për një rastësi tragjike, zona në të cilën ndodhi vrasja e dyfishtë quhet San Valentino, që do të thotë Shën Valentin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like