Trishtuese – Ja sa shkolla u mbyllën për një vit në Maqedoni!

Estimated read time 1 min read

Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë po pakësohet numri i nxënësve nëpër shkolla si pasojë e emigrimit të familjeve jashtë vendit, por edhe rënies së natalitetit në vazhdimësi gjatë dekadave të fundit, përcjell INA.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, 14 shkolla fillore janë mbyllur në një vit shkollor.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në fund të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në shkollat ​​e rregullta fillore është 182.245, që paraqet një rënie prej 1,4% krahasuar me vitin shkollor paraprak. Në shkollat ​​e mesme të rregullta, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2022/2023 është 66.678, që paraqet një rënie prej 3,9% krahasuar me vitin paraprak shkollor”, thuhet në njoftimin e Entit Statistikor.

Advertisement

Zvogëlohet edhe numri i shkollave fillore speciale, të cilat tani janë 35 në territorin e Maqedonisë, po ashtu po bie edhe numri i paraleleve dhe nxënësve, gjegjësisht për një vit numri i paraleleve është ulur nga 11.057 në 10.997, ndërsa numri i studentë nga 184,910 në 182,245. E vetmja gjë që po rritet është numri i mësuesve në arsimin fillor, nga 19.326 në 19.609 mësues.(INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like