Tragjike/ Vetura godet 4 vjeçarin shqiptar – ndërron jetë në vend!

Estimated read time 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B. dhe fëmijën e tij të mitur. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Advertisement

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tch

Advertisement
Advertisement

You May Also Like