









Shtatë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje kurde, u vr*anë dje, 30 korrik, në një su*lm të arma*tosur në shtëpinë e tyre në Turqi, një kr*im që aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë raci*st, njoftojnë mediat e huaja.
Shtatë anëtarët e familjes Denteoglu u vra*në nga persona të arma*tosur të cilët më pas u përpoqën të digjnin shtëpinë e tyre, njoftuan mediet turke.
Anëtarët e kësaj familje u plag*osën rëndë në një su*lm tjetër në maj, i cili u krye nga fqinjët e tyre, të cilët kërcënuan se “ata nuk do t’i linin kurdët të jetojnë atje”.
Ankesa u bë në mes të korrikut në faqen e lajmeve “Gazete Duvar” nga një anëtar i familjes që u v*ra dje.
Sipas avokatit të viktimave, Abdurrahman Karabulut, lirimi i autorëve të sul*mit të parë u dha atyre një ndjenjë mosndëshkimi. “Është një su*lm rac*ist (…) Drejtësia dhe autoritetet kanë përgjegjësinë e tyre për atë që ndodhi,” tha Karabulut për Arti TV.