Tragjike – Ishte duke pre dru në pyll, degët e lisit ia marrin jetën

Estimated read time 1 min read

Një person nga Istogu ka mbetur i vdekur dje në pyll derisa po priste dru, pasi gjatë rrëzimit të lisit u godit nga degët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka njoftuar se një person tjetër ka pësuar lëndime trupore, i cili më pas është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

Advertisement

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.org

Advertisement
Advertisement

You May Also Like