Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Tragjedi në Bosnje/ Tetë të rinj humbin jetën nga asfiksia

Advertisement

Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës. Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç. Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri, njofton nmk-post.

 

 

Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar. “Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliq, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.

 

 

 

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zi në këtë entitet. Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, u shprehën ngushëllime familjarëve./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Ulet numri i të vdekurve nga Covid 19 në Maqedoni

Read Next

Seksologu Kosovar: Covid 19 ndikoi që burrat dhe gratë të mos bëjnë seks