Ulet numri i të vdekurve nga Covid 19 në Maqedoni

Pas shumë muajsh për herë të parë, brenda 24 orëve në Maqedoni, është regjistruar numri më i ulët i të vdekurve nga Covid 19. MSH-ja njoftoi se në vend u regjistruan vetëm 7 të vdekur nga Covidi, krahasuar me muajt që kaluam, informon nmk-post.

 

Gjithashtu, ministria e Shëndetësisë informojë se në 24 orët e fundit janë kryer 1619 testet, dhe janë regjistruar 414 raste të reja të Covid-19. Në Shkup -187, Kumanovë-10, Dibër-10, Shtip-7, Prilep-17, Tetovë-12, Strugë-7, Veles-10, Manastir-12, Ohër-28, Kavadar-24, Gostivar-12, Gjevgjeli-4, Strumica-10, Kriva Pallanka-7, Radovish-4, Krushevë-1, Koçan-10, Probishtip -2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Vallandovë-1, Vinicë-2, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-9, Resnjë-7, Negotinë-14.

Advertisement

 

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 496 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 83743, numri i pacientëve të kuruar është 61943, numri i të vdekurve është 2510 dhe numri i rasteve aktive është 19290./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like