Tragjedi. Bie në ashensor humb jeten 48 vjecarja. Pronari ne pranga

Estimated read time 3 min read

Vdekja e gruas shkaku i ashensorit- Arrestohet pronari i Design Lifts, Beqir Krasniqi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Pronari i “Design Lifts”, Beqir Krasniqi është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas vdekjes se një gruaje në ashensorin për të cilin kjo kompani ishte përgjegjëse.

Viktima që është e moshës 47 vjeçare gjeti vdekjen dje në ashensorin e banesës ku edhe jetonte.

Ajo pasi kishte hapur derën ka rënë nga kati i dytë në hapësirën e ashensorit.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.

“Po mund të ju konfirmoj se janë arrestuar dy persona”, tha Bytyqi.

Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe arrestimi i pronarit

Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve në këtë objekt është “Design Lifts – Doppler”.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me këtë kompani, por të njëjtit nuk pranuan të deklarohen.

“Drejtohuni policisë për informata”, thanë shkurt nga kjo kompani.

Kjo kompani për pronar ka Beqir Krasniqin.

Si ndodhi rasti?

H.V, kishte thirrë ashensorin e ndërtesës ku banonte, por që dera e liftit ishte hapur dhe ajo ra në hapësirën e liftit.

Plagët që i mori ishin të rënda dhe nuk arriti të iu mbijetoj.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për Gazetën Insajderi se viktima kishte rënë nga kati i dytë.

Advertisement

“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences është konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, tha ai

Advertisement
Advertisement

You May Also Like