Cilët politikan do të marin pjesë në Paradën e Krenarisë sot në Shkup?

Estimated read time 2 min read

Asnje politikan shqiptar nuk ka paralajmëruar se do të mer pjesë në Paradën e Krenarisë, në përkrahje të komunitetit LGBTI, shkruan nmk-post.com. Nuk dihey nëse ndonjë prej tyre do të del në përkrahje të kësaj Parade.

Duke u nisur nga qëndrimet e më herëshme lidhur me këtë problematikē, të pakët janë edhe politikanët që do të dilnin në përkrahje të komunitetit LGBTI dhe të drejtave të tyre.

PARADA E KRENARISË” NËPËR SHKUP Do të ketë një regjim të veçantë të qarkullimit

Në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15 do të ketë një regjim të veçantë të qarkullimit për shkak të “Paradës së Krenarisë”, shkruan monitor.mk.

Advertisement

“Sot në ora 17:00 do të mbahet manifestimi “Parada e Krenarisë” në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. “Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në RSH Shkup, nga ora 15:00 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit”, thonë nga MPB.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja./nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like