Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në gjatë luftës, donte t’i jepte fund krimit serb kundër kosovarëve

Estimated read time 2 min read

Tony Blair u këshillua të punonte me Ushtrinë Çlirimtare gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht se thuhet se besonin që ata (UÇK-ja) nuk ishin “shumë më të mirë se serbët”. Por Blair po kërkonte t’i jepte fund krimeve kundër njerëzimit nga serbët, thuhet në dokumentet e Arkivit Kombëtar britanik të zbuluara të premten, shkruan The Guardian.

Blair, asokohe kryeministër i Britanisë së Madhe, kishte drojë të madhe se dukej se ishte shumë i afërt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila po luftonte kundër forcave nacionaliste serbe të udhëhequra nga Sllobodan Millosheviqi.

“Në përgjithësi, pikënisja jonë në një konflikt si ky duhet të jetë se armiku i armikut tuaj është miku juaj”, thuhet në këshillën që i është Blairit për luftën në Kosovë, sipas dokumenteve të Arkivit Kombëtar.Ne jemi në rrezik të jemi shumë përbuzës. Ne nuk duam ta favorizojmë politikisht UÇK-në ndaj partive të tjera kosovare. Por ne duhet të llogarisim që UÇK-ja po bëhet shumë më e popullarizuar pas asaj që ka ndodhur [në luftërat jugosllave] dhe të pranojmë se ata janë e vetmja parti me një lloj ushtrie”, thuhet në letrën e përgatitur nga John Sawers, asokohe këshilltari për punët e jashtme të Blairit dhe më vonë shefi i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete.

Advertisement

Në letrën, dërguar Blairit dhe ndihmësve të tij të lartë, Sawersi vlerëson se do të ishte e pamundur të çarmatoset UÇK-ja pas konfliktit. Në vend të kësaj, këshilloi ai, do të ishte më mirë të punohej me organizatën për të shpallur zgjedhje.

Në fund të letrës, lëshuar në Arkivin Kombëtar nga Zyra e Kabinetit të premten, një dorë “anonime” ka shkruar: “Unë jam dakord”.

Shënimi e bën të qartë ankthin për natyrën dhe përfshirjen e Britanisë së Madhe në konfliktin brutal multi-faksional që shpërtheu në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri më 2001.

Ndërhyrjet e NATO-s përfshiu sulme ajrore kundër forcave të Millosheviqit, i cili vdiq në vitin 2006 ndërsa po gjykohej për krime lufte

Advertisement
Advertisement

You May Also Like