Një tentim vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme më 19 nëntor në Prishtinë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ku tutje njoftohet se një i mitur ka pranuar trajtim mjekësor pasi që I njëjti është sulmuar fizikisht me thikë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Prishtinë 19.11.2020 – 09:20. Viktima m/k i mitur ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari m/k i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com
Advertisement
Advertisement