Thehet një veturë e Qeverisë. Dyshohet se është e Artan Grubit

Në mesditën e së hënës një qytetare ka dëmtuar një veturë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Media të ndryshme duke u thirrur në burime jozyrtare kanë shkruar se bëhet fjalë për veturën zyrtare të zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e RMV-së Artan Grubi. Ngjarja ka ndodhur para Parlamentit të RMV-së.

“Nga ana e personit me inicialet V.J 38 vjeç i është thyer dritarja e përparme e makinës zyrtare Pasat, në pronësi të qeverisë së RMV-së. Zyrtarët policore e kanë arrestuar s ulmuesin dhe e kanë dërguar në stacionin policor në Qendër. Punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MBP-ja për portalin Plusinfo.mk. Nga ana tjetër nga MPB-ja nuk japin detaje se si ka ndodhur incidenti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like