• 20-09-2021

Tetovë: Situatë kritike me virusin Korona

395 TË INFEKTUAR DHE 300 TË SHËRUAR BRENDA NJË JAVE 


Gjatë javës që lam pas Komuna e Tetovës ka shënuar 395 raste të reja me koronavirus. 15 persona kanë nderuar jëtë si rezultat I komplikimeve shëndëtësore ndërkaq 300 persona janë shëruar.

Në Tetovë dhe 5 komunat përreth, sic kanë njoftuar nga Shtabi I Krizës,  numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID- 19 është 3159. Nga ky numër, sic thuhet,  deri më tani janë shëruar 1909 persona kurse 129 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 1060. Sikurse në tërë vendin, sic thonë nga Shtabi I Krizës, Gjendja epidemiologjike edhe në Tetovë akoma paraqitet si kritike, me numra në rritje të rasteve të reja si dhe persona që kërkojnë trajtim shëndetësor në kushte spitalore. Nga Qendra Klinike sigurojnë se krahas presionit konstant, vijojnë edhe shërbimet tjera të zakonshme të mjekësisë sekondare.

SHTABI I KRIZËS – TETOVË

Në Spitalin klinik të Tetovës pranohen për trajtim kryesisht pacientë me pasqyrë më të rëndë klinike të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit. Për momentin në repartin infektiv në Tetovë janë të shtruar 49 persona, që marrin terapinë dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

 Nga Shtabi I Krizës në komunën e Tetovës infromojnë se procesi mësimor po zhvillohet në kuadër të planprogramit ndërkaq  deri tani numri I mësimdhënësve të infektuar me koronavirus shkon në 42.

SHTABI I KRIZËS – TETOVË

Në çerdhet “Rinia” në Tetovë kemi 8 raste aktive dhe 3 grupe femijësh në izolim shtëpiak. Në shkollat fillore janë 22 mësimdhënës pozitiv dhe 8 grupe klasore në izolim. Në shkollat e mesme janë gjithsej 20 mësimdhënës pozitiv, kurse procesi i mësimit në distancë zhvillohet sipas planit të paraparë, kurse paralelisht vazhdon edhe notimi i pare, që pritet të përfundoje më 20 nëntor.

 Është jashtëzakonisht e rëndësishme, thuhet në apelin e Shtabit të Krizës, që personat me vendim për izolim, të qëndrojnë të izoluar duke mos kontaktuar me persona të tjerë. Gjithashtu bëhet thirrje që mjekët amë të ndalojnë vizitat dhe trajtimet shtëpiake, në mënyrë që pacientët me simptomatologji të lehtë të COVID-19 të marrin terapinë e përshkruar vetë në shtëpi, kurse ato me pasqyrë më të rëndë shëndetësore t’i drejtojnë në Qendrën Klinike për trajtim të mëtutjeshëm.

Tetova vazhdon të rradhitet qyteti I dytë me më shumë të infektuar në vend, me 3159 raste me koronavirus nga të cilat 1060 raste janë active. /KlanMacedonia

Read Previous

OBSH “kundër gjithë botës”: Nuk mjafton vetëm vaksina në mposhtjen e pandemisë

Read Next

Georgievski: Gjuha letrare bullgare qëndron në normën verilindore

%d bloggers like this: