Breaking News :

nothing found
30-03-2023

Georgievski: Gjuha letrare bullgare qëndron në normën verilindore

Advertisement

Kryetari i VMRO-Popullores, Ljubço Georgievski thotë se gjuha letrare bullgare qëndron në normën verilindore.

Kreu i partisë që është një partner koalicioni i grupit qeverisës “Mundemi” mbetet i paqartë nëse aludon në faktin se gjuhët zyrtare të Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk kanë gjuhë të përbashkët, por shton se bëhet fjalë për një politikë katastrofike e fqinjit që ai drejton në të kaluarën.

“Nga koha kur norma verilindore e gjuhës bullgare u krijua si gjuhë zyrtare e deri më sot, çdo brez i politikanëve bullgarë arrin të marrë vendimin më të gabuar në lidhje me Maqedoninë. Vetoja do të jetë vetëm vazhdim i një politike të tillë katastrofike”, shkruan Georgievski në Facebook.

Advertisement

Read Previous

Tetovë: Situatë kritike me virusin Korona

Read Next

Policia serbe ka gjetur sasi të mëdha armësh afër Bujanocit