Tetovë, shpërndahen 109 karroca falas për personat me nevoja të veçanta

109 karroca për persona me aftesi te kufizuara dhe të moshuar janë shpërndarë nga kompania Fulda Grup në Tetovë. Këto karroca janë dhënë falas për të gjitha ata që kanë pasur nevojë, ndërsa sipas Rami Murtezanit këto karroca janë marrë falas nga një shoqatë humanitare në Berlin të Gjermanisë dhe të njëjtat janë dhuruar falas në Tetovë dhe rrethinë. Sipas tyre pritet që edhe karroca për persona me aftësi të kufizuar të marrin në Maqedoni dhe do shpërndahen tek personat që tash më që janë paraqitur.

“Kemi shpërndarë 109 karroca i kemi shpërndarë në bazë të nevojës ka pasur me paraliza cerebrale ka pasur më shumë, për fëmijë dhe shumë pak ka pasur për persona të moshuar. Këto sillen nga Gjermania më saktësisht Berlini është një shoqatë joqeveritarë që i mbledh të gjitha karrocat na kanë dhuruar dhe ne i dhurojmë pa pagesë , falas. Mendoj dhe edhe një herë do na japin pasi që ka shtete edhe më të varfra se ne”, tha Rami Murtezani – afarist./tv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like