VMRO i reagon Fërçkovskit: Është njeri i skandalëve!

< img src="https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg" />
Advertisement

Ish-Ministri i Brendshëm dhe Punëve të Jashtme Ljubomir Fërçkovski është propozimi i ri i Qeverisë për ambasadori i Maqedonisë nëUashington. Tani prite përgjigje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë kanë reaguar nga VMRO-DPMNE të cilët kanë thënë se në momentin kur SHBA po reagon në lidhje me nivelin e korrupsionit në vend, qeveria po propozon një njeri i cili njihet për veprimet e tij kriminale.

“Ljubomir Fërçkovski është njeri i cili nuk lidhet me projekte por me skandale. Përderisa ishte në MPB dhe MPJ kanë ndodhur privatizimi, ndryshimi i flamurit, vrasje dhe grabitje”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-së, përcjell SHENJA./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like