Tërmeti në Japoni, shkon në 30 numri i viktimave

Estimated read time 1 min read

Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Japoninë, teksa ende vijon kërkimi për të mbijetuar. Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishishida paralajmëroi se numri i viktimave pritet të jetë edhe më i lartë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.Mijëra punonjës shpëtimi janë në terren duke kërkuar për të mbijetuar, ndërsa kryeministri i vendit e përshkroi punën e tyre si “betejë kundër kohës”.

Lëkundja e fuqishme me magnitudë 7.6 ballë goditi vendin, duke shkaktuar edhe një paralajmërim për cunami. Megjithatë, paralajmërimet për cunami tashmë janë hequr, që do të thotë se nuk ka më rrezik për një ngjarje të tillë.

Advertisement

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ata janë ta gatshëm të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për Japoninë./ BBC

Advertisement
Advertisement

You May Also Like