Të dielën rikthehet ora ligjore, ndoshta për herë të fundit

Të dielën në 28 mars, në orën 2 të natës, do të rikthehet ora ligjore, me akrepat që do të ecin 60 minuta para. Do të flemë një orë më pak por ditët do të jenë më të gjata dhe do të kemi 60 minuta më shumë dritë natyrale. Por pyetja që të gjithë bëjnë është: 2021 do të jetë viti i fundit i orës ligjore?
Në disa vende është vërtet viti i fundit pasi Europa vendosi të unifikojë orarin në nivel komunitar. Një kërkesë e bërë që nga 2018, që u miratua me 84% të votave, dhe u pasua me një rezolutë që parashikon heqjen e detyrueshme për vendet anëtare, që të ndryshojnë orën dy herë në vit.
Italia është një nga vendet që e ka pritur ftohtë hipotezën për heqjen e orës diellore. Ndërsa vende të tjera si Franca, Gjermania. Finlanda, Lituania, Suedia dhe Estonia kanë zgjedhur një orar të vetme për të gjithë vitin. Ata që këmbëngulin në këtë linjë janë sidomos vendet e Europës Veriore për shkak të afërsisë më të madhe me Polin e Veriut që i imponon me më shumë dritë gjatë verës.
Kryqëzata për heqjen e orës ligjore ka tezën e saj shkencore, ose më mirë shëndetësore: shmangia e një burimi stresi për ekuilibrin psikofizik të qytetarëve. Sipas disa sondazheve të kryera në Europë, ndryshimi i orarit është burim stresi.
Sidomos kur ora ndryshon në dimër dhe paralajmëron më shumë minuta në errësirë. Ditët më të shkurtra shkaktojnë simptoma depresioni për gjithë periudhën e dimrit./abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like