Taravari: Rival nuk e kishim Bejtën, por Ahmetin dhe gjithë Qeverinë

Estimated read time 2 min read

Cikli i dytë i zgjedhjeve lokale, kryetarit të Gostivarit Arben Taravarit, i solli edhe një mandat të dytë. Taravari mori rreth 5000 vota më shumë se kundërshtari i tij Nevzat Bejta. Bejta i BDI-së mori 12.982, ndërsa Taravari i Koalicionit ASH-AAA, mori 18.685.

Pas fitores, Taravari u shpreh se pushteti nuk blihet me shantazhe, forcë dhe para.

Arben Taravari, kryetar i Qytetit të Gostivarit

“Në këto zgjedhje ne kundërshtar nuk e kishim personin Bejta, por e kishim Ali Ahmetin dhe gjithë Qeverinë, Oliver Spasovskin, BFI-në, kryetarin e Parlamentit, kryeministrin dhe gjithë Qeveria, e cila këto dy javët e fundit ishte në Gostivar…Dua t’ua përcejllë porosinë se me shumë shantzahe, me forcë, me pare nuk blehet vullneti i popullit. Vullneti popullit është ky, herën e kaluar plus 2500, tash plus 5000 vota. Në qoftë se shkojmë në rrethin e ardhshëm, do jemi dy me një. Kështu që të gjithëve, të fala prej Gostivarit”.

Advertisement

Në Tetovë, pushtetin lokal, e mori Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. Ai fitoi 21.591 vota, ndërsa kudër kandidatja, nga radhët e BDI-së Teuta Arifi mori 16.542 vota.

Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës

“Nga nesër na pret shumë punë e madhe, na presin shumë projekte. Më lejoni shkurtë të falenderoj nga zemra çdo qytetar të komunës së Tetovës, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, etnike dhe fetare, për këtë përkrahje masovike, të cilën na e dhanë dhe me të cilën ne arritëm të bëjmë këtë fitore kaq dinjitoze”.

Pas fitores së tij, Arifi e pranoi humbjen dhe e uroi kundërkandidatin Kasami.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like