Taravari pret në takim zv.Ministrin e Arsimit, Arafat Shabani

Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka pritur në takim zv.Ministrin e Arsimit, Arafat Shabani në komunën e Gostivarit, njofton nmk-post. Lajmin e ka bërë të ditur vet kreu i kësaj komune, duke thënë se së bashku me Shabanin po punojnë për një arsim cilësor.

 

 

“Depolitizimi dhe profesionalizimi në arsim është i pashmangshëm.

Më vjen mirë që sot edhe nga miku im, zv.ministri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani dëgjova se ky dikaster i jep prioritet këtij fenomieni që ne si administratë në Komunën e Gostivarit, e kemi filluar që nga dita jonë e parë kur kemi filluar me punë para tre vite e gjysëm.
Folëm bashkërisht edhe për projektet tona të përbashkëta për këtë vit, e disa nga ato janë:
Rregullimi i çatisë në shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Çegran;
Rregulimi i fasadës së jashtme në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar;
Investimet te shkolla fillore “Faik Konica” në fshatin Debresh;
Rregullimi i palestrës sportive mes shkollave të mesme të Ekonomikes dhe Mjekësisë në Gostivar dhe investime të tjera.

Advertisement

Punojmë Për Arsim Cilësorë!”, ka shkruar Taravari.

 

https://www.facebook.com/arben.taravari/posts/10224874418748821

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like