Talat Xhaferi : Nuk ka asnjë pengesë që ministrat nga VMRO-DPMNE të jenë në qeverinë teknike

Estimated read time 2 min read

Kryetari aktual i Kuvendit dhe kryeministri i ardhshëm teknik, Talat Xhaferi, ka thënë sot për media se qeveria teknike do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Lidhur me atë se a do të jenë ministrat e propozuar nga VMRO-DPMNE në përbërjen e saj, Xhaferi theksoi se do të jenë.

Nuk ka asnjë pengesë që ata të mos jenë. Ky është ligji. Cila nga partitë do të marrë pjesë, do të propozohen ministrat e tyre, tha kryetari i Kuvendit duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Xhaferi informoi se nesër do të dorëzojnë dorëheqjet edhe ai vetë dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas së cilës po kalojnë afatet kornizë për caktimin e seancës për konstatimin e dorëheqjeve.

Advertisement

Kuvendi të premten në seancën e udhëhequr nga deputeti Goran Misovski do t’i konfirmojë dy dorëheqjet dhe do të dorëzohet propozimi për zgjedhjen e kryetarit të ri, të cilin 100 ditët e fundit do ta udhëheq Jovan Mitrevski nga LSDM-ja.

Më 27 janar do të dorëzohet propozim-programi dhe përbërja e Qeverisë, e cila hap rrugën për thirrjen e seancës së re për 28 janar, në të cilën do të zgjidhet qeveria teknike.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like