Takohen të parët e hekurudhave të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Kreu i hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, Adnan Azizi si dhe kryeshefi ekzekutiv i Hekurudhave të Koovë – Trainkos, Gelor Shala kanë realizuar takim në Prishtinë, njofton nmk-post.

Siç njofton Azizi në Facebook, në takim është diskutuar për bashkëpunim në mes dy vendeve fqinje dhe se të dy palët kanë shprehur gatishmërinë për të bërë përpjekje që në periudhë sa më të shkurtër të riaktivizohet transport i udhëtarve në linjën Shkup – Prishtinë.

Ja postimi i plotë Facebook:

“Vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e bëra në Kosovë, ku takova z. Gelor Shalën, kryeshefin ekzekutiv të Hekurudhave të Kosovës – Trainkos SH.A.
Me z. Shala biseduam për thellim të bashkëpunimit si dy vende fqinje, i cili është më se i nevojshëm për të dy ndërmarrjet hekurudhore të shteteve tona.
Advertisement
Gjithashtu, bashkë me z. Shala shprehëm gatishmërinë për të bërë përpjekje që në periudhë sa më të shkurtë kohore të riaktivizohet transporti i udhëtarëve në linjën Shkup – Prishtinë.
U dakorduam që takimet e këtilla të intensifikohen, si domosdoshmëri për të vazhduar bashkëpunimin, ku me theks të veçantë ka transportin e ndërsjelltë të mallrave mes dy vendeve”, ka shkruar Azizi në Facebook./Northmacedonia-post/
Advertisement
Advertisement

You May Also Like