Takohen Hoxha dhe Grubi, ja çfarë biseduan…

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha ka takuar zv.kryeministrin e parë Artan Grubin, përcjell NMK-post. Siç bën të ditur Hoxha, në takim u bisedua për sistematizimin e 18 nënpunësve shtetëror.

Ja postimi plotë

Në takimin e realizuar me zv.kryeministrin e parë Artan Grubi e informova se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me sukses e përmbylli sistematizimin e 18 nëpunësve shtetëror të cilët ishin të punësuar në Ministrinë e Sistemit Politik si pjesë e programit K5, respektivisht punësime të cilat janë realizuar në kuadër të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat që buron nga Marrveshja Kornizë e Ohrit.

Advertisement

MBPEU e përmbylli obligimin ligjor dhe me këtë dëshmuam përcaktimin tonë se jemi të përkushtuar në realizimin e përcaktimeve programore dhe premtimeve të dhëna se pas shumë viteve kjo përbërje qeveritare ofroi zgjidhje për sistemimin e shumë punonjësve administrativ të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kishin mundësi të kenë vende pune nëpër institucionet shtetërore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like