Përse duhet mbështetur me mish e me shpirt Albin Kurti?!

Shkruan Arbër Çeliku. Qëndrimi ynë, por edhe sjellja dhe qasja jonë ndaj proceseve shoqërore, në vazhdimësi këto vitet, ta quaj, të demokracisë ka qenë jo vetëm egoiste, por, mbi të gjitha, CINIKE. Edhe atë ka mbizotëruar një cinizëm i paparë strukturor, i cili sa vjen e shtohet më shumë, duke kontribuuar që të krijohet një ortek gjigand dikurish të shpërfytyruara shoqërore, sa rrokullima e tij e rrëpishme është duke e shkatërruar pariparueshëm mbarë infrastrukturën tonë shoqërore.
Përvoja jonë e kahershme e deficitit të lirisë dhe demokracisë, por edhe mungesa e një aristokracie të mirëfilltë dhe skamja e skajshme, ka ndikuar në krijimin dhe instalimin e kastave shkatërrimtare politike në mbarë tokat tona etnike. Bota nuk njeh kaq politika të egra, destruktive, me tipare kaq të theksuara fisnore, teknokratike, të korruptuara, të shitura dhe antidemokratike. Në të vërtetë, në rrafshin paradigmatik, më mbrapsht se kaq nuk mund të shkonte politika.
Ne shqiptarët, shkaku i këtyre politikave, nuk mund të flasim as me metaforën trupore për vetveten siç është bashkërritja, sepse divergjencat historike midis nesh, kanë bërë që ne të krijojmë hendeqe të pakapërcyeshme si fizike ashtu edhe shpirtërore, sa është e pamundur të flasim sot për një civilizim koherent tonin dhe as për një korpus vlerash të përbashkëta.
Modeli ynë i sotëm kombëtar, ngjan shumë me projektimin, të cilin armiqtë tanë shekullorë na e kanë imponuar: popull i përçarë, me arsim të dobët, përçmues i vetvetes, në rrugë të asimilimit dhe tëhuajësimit. Në rrethanat e një historie kaq divergjente, nuk mund të flitet për një bashkësi në vazhdimësi senzibilizuese, aq më tepër, kur nuk lejohet assesi që të ndërtohet dhe funksionojë shteti i së drejtës.
Politika, në vend që të merrte në dorë frerët e orientimit kombëtar, ajo rezultoi me një deficit të madh, madje duke u treguar mjaft shpërfillëse dhe cinike sa i përket kësaj çështje vitale dhe të patjetërsueshme tonën.
Sado që ne si popull përgjatë historisë nuk arritëm kurrë të gjejmë rrugën e koherencës kombëtare, elitat tona politike, edhe në kushtet e kufijve ndarës, arritën të gjejnë rrufeshëm moduset e bashkimit, senzibilizimit dhe homogjenizimit midis tyre për hir të vetvetes dhe përfitimit personal.
Madje, për këtë, ato jo që nuk çuan përpara asnjë proces kombëtar, për ta ndryshuar më në fund tendencën historike negative, por përkundrazi, ndërmorën veprime që e cenojnë dukshëm çështjen kombëtare. Përveç privatizimit të shtetit dhe shoqërisë, ata shkuan më larg, duke mëtuar parturpësisht të falin tokat tona. Ëndrra për pasuri dhe pushtet lind perbindsha dhe kjo ndodhi me ne. Ata lindën dhe u rritën perpara syve tanë dhe ne u treguam cinikë të pashoq, sa e injoruam këtë fakt në vazhdimësi.
Qëllimi i këtyre politikave ishte që popullin ta fuste në panik, ngase paniku është një koncept psiko-politik dhe jo një udhëzim i drejtpërdrejtë veprues. Veprimim këto politika ia rezervuan në prapaskenë vetvetes, në krijimin e një kaosi të përhershëm me qëllimi dominimi dhe përfitimi dhe, kushdo që sot mund ta mendojë të kundërtën, bën një gabim elementar në gjykim.
Garda e vjetër politike e konstruktoi jetesën tonë si një fenomen të shpërfytyruar estetik, i cili pas la vetëm inate dhe urrejtje, edhe atë deri në një patetizëm të padurueshëm, sa e preku thellë bërthamën gërryese të një antihumanizmi të theksuar.

Advertisement

Çdo kaos është premisë për rilindje

Kaosi nuk është asgjë tjetër, pos një deficit i demokracisë dhe natyra njerëzore historikisht i ka shpallur luftë kaosit. Në ballë të kësaj beteje sot ndodhet Albin Kurti, me një ushtri të rinjsh, e cila sa vjen e bëhet më e madhe, më e pandalshme dhe më e fuqishme. Albini jo vetëm që është diagnostifikuesi më i mprehtë dhe preciz i këtyre politikave destruktive të gardës së vjetër, por përballë tyre ai është edhe një intelektual dhe patriot i devotshëm, i cili kurrë nuk e braktisi idealin e tij për një Kosovë të lirë e sovrane, për një shtet të së drejtës dhe për një solidarizim dhe homogjenizim mbarëkombëtar siç dhe e meritojmë ne si popull. Albini nuk është kthyer sot në një mit në sajë të privilegjeve që u ka ndarë personave të caktuar, dhënien e vendeve të punës bashkëpartiakëve dhe ithtarëve të vet dhe gjëra të ngjashme, që sot dihet botërisht si po funksionin e gjitha, por në sajë të betejave të tij të pakompromis për një Kosovë të lirë dhe kthimin e dinjitetit tonë të humbur kombëtar.
Ai sot është ftilluesi i politikave të reja kombëtare, të domosdoshme për qenien tonë të gjithmbarshme. Ky shpirt konstruktiv, i cili dukshëm po krijon qartësi me veprimtarinë e tij realiste shoqërore-politike dhe nuk zhonglon assesi me artin hermeneutik të politikëbërjes, arrin ta demolojë vetëbesimin e gardës së vjetër dhe t’i japë kahjen e duhur orientimit shoqëror.
Mbështetja e Albinit dhe politikave të tij nuk duhet të jetë vetëm dëshirë për përmbysjen e madhe, por mision i shenjtë i çdonjërit prej nesh për një shtet ku mbizotëron vlera universale, meritokracia dhe drejtësia, por edhe mëtimi për senzibilizimin dhe homogjenizimin e vënë në qetësi për një kohë të gjatë të çështjes tonë kombëtare

Advertisement
Advertisement

You May Also Like