Takim pune mes Ylber Selës dhe Oliver Spasovskit

Takim pune i drejtorit Sela me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësministrin Nazim Bushi

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela e vizitoi Ministrinë e Punëve të Brendshme ku dhe realizoi takim pune me ministrin e këtij institucioni, Oliver Spasovski dhe me zëvendësministrin Nazim Bushi.

Me këtë rast, drejtori Sela e informoi ministrin Spasovski për bashkëpunimin tashmë të vendosur me Ministrinë e Punëve të Brendshme si një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke theksuar se në vitin 2020 u përkthyen dhe u lekturuan formularët zyrtarë të kësaj ministrie për nevojat e Seksionit të Çështjeve Civile.

Gjithashtu, drejtori Sela shprehu interes për promovimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe mirëpriti angazhimin e ministrit Spasovski në zbatimin e detyrimeve të zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve, dhe për realizimin e të drejtave të qytetarëve në procedurat përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Advertisement

Të dy palët e vlerësuan takimin si jashtëzakonisht të dobishëm dhe u zotuan të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin e vendosur. / kanë shkruajtur nga Agjencia e zbatimit të Gjuhës  në rrjetin social facebook

Advertisement
Advertisement

You May Also Like