









Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është deklaruar lidhur me temën se a ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesë e UÇK-së apo jo.
Në ATV, Selimi tha se Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së dhe janë takuar me të disa herë gjatë luftës.
“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jemi takuar disa herë gjatë luftës me të”, deklaroi ai.
Po ashtu Selimi ka thënë se Kurti është dëshmuar edhe para luftës dhe se ka qenë shumë më i rrezikuar në zyrën në Prishtinë.
“Qe dy herë që shkon në Bruksel dhe e bëni temë çështjen e UÇK-së në Bruksel. Sot neve na udhëheq një njeri që është viktimë e atij regjimi. Unë kisha dashtë që ti me kanë luftëtar çlirimtar po s’je, je viktimë. As viktimë s’kisha pas qejf me kanë, por je. Pra ti komplekset e tua nuk mundesh m’i shëru kaq lehtë, kanë me të përcjell sa të jesh në politikë, sepse Hashim Thaçi ka qenë fitimtar i luftës e ti je viktimë i atij regjimi. Ka me të mundu gjatë, po qa me të bo”, kishte deklaruar Tahiri në Kuvend./Arbresh.