Suspendohen katër policë në veri të Mitrovicës, me uniforma shkuan në sport klub

Estimated read time 1 min read

Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar pas publikimit të disa pamjeve ku ata shiheshin se me uniformë dhe gjatë detyrës zyrtare duke kaluar kohën në një lokal/sport-klub.

Vendimi mbi suspendimin e tyre të përkohshëm deri në 72 orë, është lëshuar sot, nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë Veri, mbi bazën e dyshimit, se të njëjtit, në kohën e detyrës zyrtare, në uniformë zyrtare, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe se kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore të paraparë në bazë të Udhëzimit Administrativ, njofton Klan Kosova.

“Veç suspendimit të përkohshëm, Stacioni Policor Mitrovicë Veri, inicion procedurën për hetim të shkeljeve të supozuara ndërsa procedurat tjera të hetimeve të brendshme disiplinore do të udhëhiqen nga hetuesit policorë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale. Vetëdisiplina dhe disiplina organizative, janë elementet bazë mbi të cilën ndërtohen vlerat e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit, prandaj veprimet e tilla, shkeljet e tilla disiplinore nuk do të tolerohen dhe si të tilla do të jenë të ndëshkueshme”, thotë policia

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like