Sulmet ndaj Izraelit/ CNN: SHBA nuk do të marrë pjesë në aksionin sulmues kundër Iranit

Estimated read time 1 min read

Analistët dhe njohësit e zhvillimeve gjeopolitike shprehen se sulmi i paprecedentë nga shteti i Iranit në territorin izraelit ka gjasa të çojë në veprime hakmarrëse nga Izraeli.
Megjithatë, sipas CNN, duke cituar një zyrtar të administratës së Presidenti Joe Biden i ka thënë tashmë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Amerika nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit ka thënë për New York Times se çdo përgjigje nga Izraeli do të “koordinohej me aleatët e tij”.

Advertisement

Më herët, Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka thënë se SHBA-të e ndihmuan Izraelin të rrëzonte “pothuajse të gjithë” breshërinë e 300 dronëve dhe raketave që u lëshuan nga Irani.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like