Sulejmani takon zv.Ministrin e Punëve të Jashtme Yavuz Selim Kıran.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë zv.Ministri i Kulturës Sulejmani sot ka takuar zv.Minstrin e Punëve të Jashtme Yavuz Selim Kıran, këtë e ka bërë të ditur vet Sulejmani përmes llogarisë së tij në facebook, përcjell NMK-post

”Rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe sfidat drejt proceseve euroatlantike ishin temë e bisedës tonë. U dakorduam se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm pa një qasje konstruktive”, vazhdon më tej Sulejmani

Statusi i plotë

Takim tejet miqësor me zv.Ministrin e Punëve të Jashtme z. Yavuz Selim Kıran. Rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe sfidat drejt proceseve euroatlantike ishin temë e bisedës tonë. U dakorduam se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm pa një qasje konstruktive.
Ashtu si Maqedoninë e Veriut edhe Republikën e Turqisë e bashkon rruga drejt famijes evropiane. E vlerësoj ndihmën e dhënë deri tani dhe gadishmërinë e treguar për bashkëpunim në të ardhmen.
Advertisement
Po ashtu, biseduam edhe për përpjekjet e përbashkëta për forcimin e raporteve dy palëshe, me qëllim përshpejtimin e proceseve integruese.
Ndryshe, biseduam edhe për luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID’19 dhe mundësive për të dalë nga kjo krizë që ka kapluar jo vetëm vendet tona, por tërë botën.
Falë politikës së qëndrueshme, Maqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë gëzojnë një raport të shkëlqyer!. Northmacedoniapost

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like