Sulejmani takon Kordinatorin e Grupit Parlamentar të AKP

Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, zv.Ministri i Kulturës Sulejmani sot ka takuar Kordinatorin e grupit parlamentar të AKP-së Bülent Turan, dhe znj. Jülide Iskenderoglu, zëdhënësen e Komisionit të Punëve Publike, Zhvillimit, Transportit dhe Turizmit. Gjatë takimit është biseduar për sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë dhe rreth asaj se nevojitet më shumë punë dhe bashkëpunim, ka shkruar Sulejmani, përcjell NMK-post

Stausi i plotë

Takim i frytshëm me Kordinatorin e grupit parlamentar të AKP-së z.Bülent Turan dhe znj. Jülide Iskenderoglu, zëdhënësen e Komisionit të Punëve Publike, Zhvillimit, Transportit dhe Turizmit. Sfidat me të cilat përballemi dhe politika mes dy vendeve tona ishin kornizë e bisedës tonë. Ndamë pikëpamjen e përbashkët rreth asaj se nevojitet më shumë punë dhe bashkëpunim.
Gjithashtu, i informova rreth situatës politike me theks të veçant për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Republika e Turqisë vazhdon të mbështesë rrugëtimin tonë politik dhe marrëdhënia jonë diplomatike është e një rëndësie të veçant. Ne do vazhdojmë të punojmë edhe më tej për të krijuar kushte më të mira për qytetarët e të dyja vendeve. Gjithashtu, i njoftova edhe për aktivitetet kulturore që kemi si Ministri e Kulturës si dhe rreth planeve për bashkëpunim të të dyja vendeve. Ashtu si Maqedonia e Veriut edhe Republika e Turqisë është e interesuar në thellimin dhe bashkëpunimin në sferën e artit dhe kulturës, shkruan Sulejmani./Northmacedonia
Advertisement

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like