• 20-04-2021

Sulejmani takon aktorin e njohur turk “Çakir”

Gjat vizitës në Turqi, Zv. Ministri i Kulturës Sedat Sulejmani është takuar me aktorin e mirënjohur turk Oktay Kaynarca, përcjell nmk-post.com

Ai këtë e bëri të ditur në rrjetin social facebook i cili ka thënë se me aktorin në fjalë kanë bashkëbiseduar për eksperiencat, emocionet dhe sfidat me të cilat përballen aktorët./nmk-post.com

Postimi i plotë

Bisedë e këndshme me aktorin Oktay Kaynarca ( i njohur me personazhin, Çakir) në serialin “Kurtlar Vadisi”, Bahadır Özdener skenarist, Yunus Emre Yıldırımer aktor dhe Onur Tan regjisor. Eksperiencat, emocionet, sfidat me të cilat përballen aktorët dhe kasti i produksionit gjatë xhirimeve ishin pjesë e bisedës tonë.

Aktualisht, serialet dhe dramat televizive turke kanë një auditor shumëmilionësh në Lindjen e Mesme, në Ballkan dhe në Amerikën e Jugut. Kjo, falë aktorëve, skenaristëve, regjisorëve, producentëve të mrekullueshëm që ka ky vend. Kinematografia turke jo vetëm që financiarisht i ndihmon sferës së artit, por edhe ekonomisë turke me të ardhura financiare.
Padyshim, kinematografia turke është në kulmin e saj.

Read Previous

Gazetari pyet Johnsonin: “A i krehni flokët, pyet mamaja ime”?! (Video)

Read Next

Rezultoi pozitiv ndaj Covid, Macron flet për gjendjen shëndetësore

%d bloggers like this: