Breaking News :

nothing found
30-03-2023

Spanja nuk pranon të përballet me Kosovën

Advertisement

Kosova që fillimisht u tërhoq në grupin A, pastaj kalojë të grupi B në mënyrë që të mos përballet me Serbinë është duke vazhduar të këtë probleme lidhur me këtë short.

Shkaktari kryesor është sepse Spanja dhe Federata e saj kanë vendosur të mos përballen në asnjërën ndeshje ndaj Kosovës.

Sipas faqes që është publikuar ky lajm, Spanja nuk e njeh Kosovën dhe marrëdhëniet e mira me Serbinë kanë shkaktuar të mos duan të përballen me “Dardanët”.

Sidoqoftë, FIFA dhe UEFA janë duke bërë përpjekje që të ta bindin Spanjën të heq dorë nga ky vendim dhe t’i zhvillojë të dyja ndeshjet.

Kjo nuk është hera e parë që Spanja tregon mbështetje për serbët, meqenëse më herët tifozët e Real Madridit në tribuna ishin me tekstin ‘Kosova është Serbi’, saktësisht në vitin 2013 kundër Atletico Madridit.

 

Advertisement

Read Previous

HOTI: KËRKIM FALJA E SERBISË PËR KRIMET NË LUFTË – KUSHT PËR TË ECUR PËRPARA

Read Next

Shaqiri: Administratorët që nuk pranojnë listën e transferimeve do të humbin vendet e punës