Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, e hodhi poshtë të hënën propozimin e ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz, që Spanja të pranojë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, raporton Reuters.
„Toka e Gazës është Gaza dhe Gaza duhet të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez,“ tha Albares në një intervistë për stacionin radiofonik spanjoll RNE.
Katz sot i dha urdhër ushtrisë që të përgatisë një plan që do të mundësojë „largimin vullnetar“ të banorëve nga Gaza, raportonin mediat izraelite.
Urdhri pasoi pas një shpalljeje tronditëse nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili njoftoi se Shtetet e Bashkuara (SHBA) planifikojnë të pushtojnë Gazën, të zhvendosin palestinezët që jetojnë atje dhe ta kthejnë territorin në një „rivierë të Lindjes së Mesme“.
Katz shtoi se Spanja, Irlanda dhe Norvegjia, të cilat e njohën shtetin palestinez vitin e kaluar, janë „ligjërisht të detyruara t’i lejojnë çdo gazan të hyjë në territorin e tyre“.
Spanja e refuzoi propozimin e Izraelit për të pranuar palestinezët nga Gaza
Advertisement
Advertisement
Advertisement