Dy vjet nga aksidenti i “Besa Trans” ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë
Sot bëhen dy vjet nga aksidenti fatal i autobusit në autostradën e Strumës, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë dhe u lënduan shtatë. Hetimet kanë përfunduar dhe sipas autoriteteve bullgare dhe zëvendëskryeprokurorit bullgar Borislav Sarafov, fajtori për aksidentin është shoferi, i cili është në mesin e të vdekurve.
Prokuroria maqedonase theksoi se aksidenti ka ndodhur në territorin e një shteti tjetër dhe se hetimet janë duke u zhvilluar nga kolegët e tyre bullgarë. Ata mund të ndihmojnë vetëm me kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare.
Pesë familje të të vdekurve, përmes një ekipi ligjor nga Bullgaria, kanë kontestuar tashmë hetimin e institucioneve atje.
Autobusi Besa Trans është përplasur me një gardh në autostradën e Strumës në afërsi të fshatit Bosnek në orët e para të 23 nëntorit. Pak para kryqëzimit Bošneck, ai doli nga rruga, goditi një parmak dhe më pas shpërtheu në flakë, duke vrarë 45 njerëz, 13 prej të cilëve ishin fëmijë.
Në Maqedoni tashmë ka nisur një proces gjyqësor ndaj menaxherit të “Besa Trans” për falsifikimin e licencave. Në vetëm një vit, me një dokument publik fals, autobusi “Besa Trans” ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror.