Sonte edhe zyrtarisht futemi në stinën e Vjeshtës

Sonte në orën 21:21 në hemisferën veriore dhe në vendin tonë fillon vjeshta.

Dita e parë e vjeshtës është dita e 265 e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 14 minuta. Dielli ka lindur në orën 06:09 minuta kurse do të perëndojë në 18:33.

Vjeshta do të zgjasë 89 ditë, deri më 21 Dhjetor në orën 20:38 kur sipas kalendarit do të fillojë dimri.

Sinoptikanët, sic përcjell KlanM, për ditën e parë të vjeshtës paralajmërojnë mot të freskët dhe me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut.

Mot më i freskët dhe me vranësira me erë mesatare e të përforcuar do të mbretërojë deri të Enjten. Nga e Enjtja në mëngjes deri të Shtunën, temperaturat e mëngjesit do të jenë shumë të ulëta dhe në disa vende malore do të zbresn deri në 0 gradë celsius.

Advertisement

Të Premten dhe gjatë fundjavës do të mbretërojë mot stabil dhe më I ngrohtë me temperatura më të ulëta gjatë mëngjesit dhe temperatura më të larta ditore. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement