• 15-05-2021

Skandal – Filipçe bënte marketing me motrat medicinale, tash nuk u vazhdohen kontratat

Rrjetet sociale kanë shpërthyer pas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe pasi dy motrave medicinale nga reparti i Ndihmës së Shpejtë nuk u janë vazhduar kontratat e punës. Skandalin e bënë më të madh nga fakti se njëra nga motrat të cilave nuk u është vazhduar kontrata ka qenë pjesë e fushatës për senzibilizim të qytetarëve për respektim të masave për mbrojtje nga Covid-19, të publikuar nga ministri Filipçe. Gazetarë, publicist, influencerë të rrjeteve sociale kanë ngritur pikpyetjet se si ka mundësi që motrat Azra dhe Isra ishin shembull për ministrin Filipçe, ndërsa tash largohen nga puna duke mos u vazhduar kontratat. Më i rëndë bëhet rasti kur këto motra largohen nga puna në momente kur sistemi shëndetësor është i rënduar jashtë mase për shkak të infektimeve të shumta në stafin mjeksor në të gjitha spitalet në vend.

Për këtë rast kanë shkruar edhe gazetari i TV-Klan Maqedonisë Furkan Saliu dhe fotoreporterja e njohur Arbnora Memeti, të cilët kanë ilustruar me foto rastin në fjalë.

Fotoja është marë nga profili i facebook-ut të gazetarit Furkan Saliu, ndërsa është realizuar nga reporterja e njohur Arbnora Memeti.

Read Previous

Ibrahimoviç: Mjaft më fituan para në emrin tim

Read Next

Aksident në magjistralen Tetovë – Shkup

%d bloggers like this: