Breaking News :

nothing found
01-04-2023

Situata stabile nëpër spitale në Maqedoni, ka plotë shtretër të lirë

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 14 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus, përcjellë nmk-post.

Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 426 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19

Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 6 persona. Nga një pacient është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën e Neurologjisë, Gastroenterohepatologjisë, Klinikën për Sy dhe dy në Klinikën për Dermatologji.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 7 pacientë të ri me Covid-19, 2 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 19 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

VMRO-DPMNE: Nuk do të pranojmë regjistrim talibanez të popullsisë

Read Next

35 milion euro Qeveria do t’ua ndajë 75 komunave