Si qëndron situata me Covid-19 në vend? Ja rastet aktive

Numri i të infektuarve të rinj nga Kovid-19 në vend është në rënie, aktive janë 451 raste, ndërsa vaksinimi, sipas kompetentëve, po zhvillohet pa ndërprerje në të gjitha pikat. Gjatë ditës së djeshme kanë arriur 30.000 vaksina “Sinovak”, si donacion nga Turqia. Ato sipas paralajmëroi Ministri Venko Filipçe, në afat më të shkurtër të mundshëm do të shpërndahen deri tek pikat e vaksinimit në mbarë vendin. Në një publikim në Fesjbuk, Filpçe shprehu falënderim të madh deri te Republika e Turqisë dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan, po para së gjithash, për shpërndarjen e shpejtë të sasisë së premtuar.
Ministria e Shëndetësisë thekson se vaksinimi zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Deri më tani, gjithsej 444,898 qytetarë kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes ueb platformës “vakcinacija.mk”.
Sipas shifrave të fundit, 48 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 42 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 35 për qind e popullsisë mbi moshën 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë.
vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Janë duke u vaksinuar të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk, ndërsa po vaksinohen edhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Numri i të infektuarve ë rinj nga virusi edhe dje ishte dyshifror. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 28 raste ë reja të të infektuarve me Kovid-19. Pesë persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 23 pacientë. Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, dje janë kryer gjithsej 2.619 testime. ndërsa janë regjistruar raste të reja nga Shkupi-16, Kumanova – nëntë, Tetova – dy, dhe një nga Prilepi. Sipas të dhënave që i publikoi dje Ministria e Shëndetësisë për një ditë më parë, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 125 dhe ka rreth 500 shtretër të lirë në qendrat kovid. Në kovid qendrat në Shkup nuk kishte pacientë të hospitalizuar për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit, ndërsa 48 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se mjekohen gjithsej 77 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.
Për shkak të numrit në ulje të të sëmurëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve të destinuara për kovid-pacientët. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 821.365 testime të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid që nga fillimi i epidemisë është 155 469. Numri i pacientëve të rikuperuar është 149 551 dhe 5 467.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like